Gjashtë ditë më parë, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka njoftuar se është infektuar nga koronavirusi.
Që atëherë ai është vetizoluar dhe po trajtohet në shtëpinë e tij në Prapashticë, ku pranë po i qëndron familja.
Besnik Mustafa, djali i Isa Mustafës në një bisedë për Zeri.info, ka treguar se gjendja shëndetësore e babait të tij është e mirë dhe stabile.
“Gjendja e tij është shumë e mirë për momentin, po vazhdon të trajtohet dhe nuk po besojmë që ka rrezik më tutje, po përdor terapi si çdo rast tjetër i infektuar. Po rëndësia më e madhe është besimi në vete dhe karakteri i tij”, ka thënë Mustafa.
Mustafa më tej ka treguar se e gjithë familja po kujdeset për të, ndërsa askush tjetër prej anëtarëve të familjes nuk është infektuar nga ky virus.
“Të gjithë po kujdesemi për të dhe po i qëndrojmë afër për çdo gjë, por nuk jemi infektuar”, ka shtuar Mustafa, duke thënë se më rëndësi për personat e infektuar është trajtimi psikologjik dhe të mos braktisen në momentin kur ata infektohen.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...