Google ADS

Edhe një ditë e qetë për Malishevën, përderisa po vazhdon zbatimi i masave kundër covid-19

17:22 | 16 Korrik 2020
Arbresh.info

Komuna e Malishevës, e kaloi edhe një ditë të qetë, pasi edhe sot nuk është regjistruar asnjë rast i prekur me koronavirus.

Kjo është konfirmuar në rezultatet e publikuara nga IKSHPK nga publikimi i rezultateve të analizave të testeve për COVID-19, në 24 orët e fundit, por edhe në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës.

“Pavarësisht kësaj gjendje të qetë të ditëve të fundit, organet përgjegjëse për zbatimin e vendimeve qeveritare për tu mbrojtur ndaj COVID-19, në vazhdimësi janë duke përcjellë zbatimin e këtyre masave në terren, edhe pse shumica dërmuese e qytetarëve janë të vetëdijshëm dhe nuk dalin pa maska në vende publike”.

“Edhe shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVOD-19 në Malishevë, është duke punuar 24 orë në ditë, duke e përcjellë situatën, dhe sipas nevojës edhe duke intervenuar në ofrimin e shërbimeve për të gjithë ata që kanë nevojë, e në veçanti për rastet aktive të prekura me COVID-19”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

94 të prekur me COVID-19, prej tyre 77 janë shëruar, 13 raste janë aktive, ndërsa 4 raste kanë përfunduar me vdekje./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme