Google ADS

Vazhdojnë problemet në formacionin e Setien, këtë herë është mesfusha

16:52 | 16 Korrik 2020
Arbresh Info

Me rikthimin e mesfushorit Frenkie de Jong nga lëndimi, trajneri Quique Setien ka dilema të mëdha.

Setien ka opsione të shumta për ndeshjen e sotme (e enjte) ndaj Osasuna-s në “Camp Nou”, transmeton portali arbresh.info.

Sergio Busquets dhe Arturo Vidal janë të vetmit mesfushorë të cilët janë të garantuar që do jenë titullar në formacionin e Setien.

Riqui Puig ka bërë progres të mirë nën Setien, duke nisur ndaj Celta Vigo-s, Atletico Madrid-it dhe Real Valladolid-it.

Sergio Roberto, është tjetër mesfushor që preferon të luaj në qendër të mesfushës dhe jo në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ndërsa, Ivan Rakitic nuk ka qenë startues në kohën e fundit, derisa ka luajtur vetëm 34 minutave ndaj Real Valladolid-it.

Në fund është Arthur Melo, i cili nuk ka qenë në planet e teknikut spanjoll që prej ditës kur nënshkroi për Juventus-in.

Setien ka luajtur me formacione të ndryshme, si 4-3-3, 4-4-2 dhe 3-5-2.

Sidoqoftë, mesfusha është dilemë e cila duhet zgjedhur para se të nis Liga e Kampionëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme