Arritëm që të dyfishojmë numrin e mandateve në këto zgjedhje dhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të kemi katër deputetë. Koalicioni “Mudemi” e bëri diferencën dhe siguroi fitoren, theksoi në konferencën e sotme për shtyp sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arijanit Hoxha.
“Pa asnjë dyshim, mandati i Koalicionit mes LSDM dhe BESA, do jetë mandat qeveritar në katër vitet e ardhshme, dhe gjithë angazhimi jonë do jetë i fokusuar për të vazhduar rrugën për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe të ruajmë orientimin pro perëndimor të vendit duke u mbështetur te aleatët tonë si SHBA dhe vendet e BE-së”, deklaroi Hoxha.
Në fjalimin e tij, Hoxha theksoi se kanë përfunduar një cikël zgjedhor shumë sfidues, morëm mbi vete një rrezik. siç theksoi, “për të cilin askush nuk guxoi deri më sot, dhe dëshmuam se kemi bërë veprimin e duhur duke u rreshtuar në anën e duhur”.
“Ndonjëherë nuk janë me rëndësi numra dhe fitorja, por e rëndësishme është që të jesh në anën e duhur, pra Lëvizja BESA në këto zgjedhje i ka edhe numrat, edhe fitoren dhe është rreshtuar aty ku duan shumica e qytetarëve të vendit, pra në opsionin i cili garanton rrugën e integrimit në BE, zhvillimit ekonomik dhe ndërtimin e shtetit të barabartë për të gjithë, mbi bazën e partneritetit mes shqiptarëve, maqedonasve dhe gjitha bashkësive tjera etnike”, tha Hoxha.
Në pyetjen e gazetarëve lidhur me këtë cila parti nga blloku shqiptar do të jetë më e pranueshme për partnerin e koalicionit, Hoxha tha se presin ta shohin rezultatin përfundimtar dhe në bazë të kësaj do të merren vendime.
“Presim të përfundojë numërimi i votave. Në këtë moment nuk duam të paragjykojmë. Mbesim në atë ta shohim rezultatin përfundimtar dhe në bazë të kësaj do të marrim edhe vendime”, thotë Hoxha.
Lidhur me atë ku kanë qenë mbrëmë derisa LSDM-ja festonte fitoren, sekretari i përgjithshëm i partisë theksoi se ata i kanë mbledhur rezultatet nga njësia e gjashtë zgjedhore dhe nuk kanë arritur të mbërrijnë nga Tetova.
“Ishim të ftuar, por për shkak se shtabin e kemi në Tetovë nuk arritëm të mbërrijmë. Por, jemi në komunikim dhe koordinim të plotë për gjithçka. Pa dalim në gjithçka, ne mund të festojmë koalicion fitues. Kjo është më me rëndësi në të gjithë rrëfimin dhe qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga ky koalicion”, tha Hoxha.
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...