Google ADS

Çfarë po paralajmëron e dashura e Ronaldos?

14:59 | 16 Korrik 2020
A. B.

Georgina Rodriguez është bërë e njohur për publikun e gjerë që nga lidhja e saj me futbollistin Cristiano Ronaldo.

Tashmë ajo është bërë figurë publike, pasi pothuajse secili postim i saj merr vëmendje dhe komentohet në masë të madhe, shkruan portali arbresh.info

Georgina së fundi ka publikuar një fotografi, teska ka nxitur imagjinatën se diçka e re po ndodhë.

Në përshkrimin e fotografisë ka treguar se disa festa janë speciale, duke bërë tag Cristiano Ronaldon, ku po duket tejet e lumtur.

Kujtojmë që sulmuesi i Juventusit është baba i tre fëmijëve që kanë lindur nga nëna surrogate (Cristiano Jr. i lindur në qershor 2010 dhe binjakët Eva dhe Mateo të lindur në qershor 2017) dhe një vajze nga lidhja me Georginan, Alana Martina, e lindur në nëntor 2017. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme