Fiorentina është afër që të transferojë ish sulmuesin e Juventus-it, Mario Mandzukic.
Mandzukic ndërpreu kontratën me skuadrën e Katarit, Al-Duhail, ndërsa është i lidhur me rikthimin në Seria A, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Sportitalia, Fiorentina është duke u munduar ta transferojë dhe do t’i ofrojë kontratë dyvjeçare me vlerë tre milionë euro për sezon.
Marrëveshja gjithashtu ka opsionin për vitin e tretë për 34-vjeçarin.
Kroati e fitoi Scuedetto në katër sezonet me “Zonjën e Vjetër” mes 2015 dhe 2019, duke shënuar 44 gola në 162 paraqitje.
Ndërsa, me skuadrën e Al-Duhail nuk ishte i nivelit të lartë duke shënuar vetëm një herë në shtatë ndeshje./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...