Google ADS

Policia me aksion për konfiskimin e motoçikletave pa dokumentacione

13:56 | 16 Korrik 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka filluar një aksion për konfiskimin e motoçikletave pa dokumentacione.

Aksioni që po zhvillohet në Prishtinë po udhëhiqet nga kapiteni, Qamil Behrami, udhëheqës i Ekipit të Komunikacionit Rrugor për kryeqytet, shkruan arbresh.info.

Gjatë aksionit po konfiskohen edhe motoçikletat që kanë dokumentacion të skaduar.

Më poshtë mund të gjeni fotografi nga aksioni që po zhvillohet në lagjen ‘te qafa’ në kryeqytet./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme