Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, beson se skuadrës së tij do t’i duhen përforcime gjatë afatit kalimtar të verës, përkundër që djemtë e tij e mposhtën Liverpoolin të mërkurën.
Arsenali i Mikel Artetas e mori një fitore të madhe në Premierligë të mërkurën, kur e mposhtën kampionin e ri, Liverpoolin, me rezultat 2:1.
Arsenali kishte qenë duke pësuar disfatë në fillim shkaku i golit të shënuar nga Sadio Mane. Megjithatë, Topçinjtë kaluan në epërsi falë disa gabimeve të Liverpoolit, që ia mundësuan Arsenalit të shënojë përmes Alexandre Lacazette dhe Reiss Nelson.
Përkundër kësaj fitoreje kundër kampionit, Arsenali – që radhitet në pozitën e nëntë në tabelë tani që kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund – janë 40 pikë prapa Liverpoolit. Për këtë arsye, Arteta ka insistuar se atij i duhej lojtarë të rinj në skuadër.
“Mendoj se është shumë e qartë se neve na duhen përforcime në skuadër”, tha Arteta në konferencën për shtyp të mbajtur pas ndeshjes.
Arsenali nuk ka arritur ta fitojë titullin e Premierligës që nga viti 2004, ndërsa që nga sezoni 2015/16 nuk ka arritur as të radhitet në top katërshe të Anglisë. Kur u pyet se për sa kohë do të mundë të garojë Arsenali sërish për titull, Arteta theksoi se kjo varet nga puna e klubit. /Gazeta Express/
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...