Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, insistoi se atij nuk i intereson aspak që skuadra e tij do ta ketë të pamundur t’i regjistrojë 100 pikë këtë sezon të Premierligës, pas disfatës të së mërkurës kundër Arsenalit.
Liverpooli pësoi disfatë me rezultat 2:1 në Emirates Stadium të mërkurën dhe tani kampioni i Anglisë mund t’i arrijë maksimalisht 99 pikë këtë sezon.
Por, Klopp e bëri të qartë se ai nuk është i zhgënjyer që skuadra e tij nuk do të arrijë t’i regjistrojë 100 pikë këtë sezon, rekord ky që ishte vendosur nga Manchester City gjatë sezonit 2017/18.
“Jo, të paktën tani s’jam i zhgënjyer. Nuk e di se a do ta ndiej më vonë. Por, unë thjesht i dua pikët që mund t’i marrin dhe pastaj do ta shohim se sa do t’i kemi në fund të sezonit”, ka thënë Klopp.
“Unë nuk mund ta bëj një gjë pozitive, negative. Të jesh kampion dhe t’i kesh aq herët në sezon 93 pikë… unë s’jam lloji i person që e sheh situatën të gjithën zi vetëm pse nuk kemi arritur t’i marrim 100 pikë apo dy pikë më shumë”.
“Ne i kemi marrë pikët që i meritojmë dhe në fund do t’u tregojmë se sa do të jenë. Për momentin i kemi 93, me dy ndeshje të mbetura, dy ndeshje të vështirë. Por, këta djem e kanë luajtur një sezon të jashtëzakonshëm dhe askush s’mund t’ua humbë këtë”. /Gazeta Express/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë