Liverpooli e ka planifikuar një festim të veçantë për titullin e kampionit të Anglisë në Anfield të mërkurën.
Djemve të Jurgen Kloppit do t’u ndahen medaljet e arta të kampionit të Anglisë dhe ata do ta ngrenë larg trofeun e kampionit të Anglisë, për herë të parë në 30 vjet, pas ndeshjes kundër Chelseat.
Asnjë tifoz nuk do të jetë i pranishëm për ta festuar këtë arritje me klubin e tyre të zemrës, mirëpo Liverpooli planifikon ta ndërtojë një podium në tribunën e “Kop”, përderisa raportohet se do të përdoren edhe fishekzjarrë dhe do të bëhet një lloj shfaqjeje me drita.
Gazetari i DailyMail, Mike Keegan, shkruan se zyrtarë të Premierligës i kanë thënë se Liverpoolit do t’i jepet trofeu pas ndeshjes kundër Chelseat në një “ceremoni unike, të dizajnuar për nder të tifozëve të klubit, të cilët do të mungojnë në stadium”.
Për më tepër, ai shkruan se në përgatitjet për këtë ceremoni kanë qenë të përfshirë edhe lojtarë, të cilët kanë dhënë mendime se si duhet të planifikohet ajo.
Ndërkohë, BBC raporton se legjenda e Liverpoolit, Kenny Dalglish, do të jetë i pranishëm në stadium dhe do t’ua ndajë lojtarëve dhe stafit medaljet e arta.
Klopp e ka konfirmuar se kapiteni Jordan Henderson do ta ngre lart trofeun e Premierligës, përkundër që e kishte pësuar një lëndim në gju në ndeshjen kundër Brightonit.
Liverpoolit do t’i ndahen 40 medalje. Rregullat janë që lojtarët që i kanë bërë pesë apo më shumë paraqitje duhet të marrin medalje së pari, para se medaljet e mbetura t’i ndahen stafit të mbetur të Kloppit.
Megjithatë, Klopp ka bërë të ditur se të gjithë medaljet do të marrin medalje, edhe nëse atij do t’i duhet t’i prodhojë ato vetë apo t’ia japë ndokujt të veten.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...