Për shembull është rasti me nënshkrimi e Jean-Clair Todibo, që nuk u adaptua me sukses dhe si rezultat, klubi katalanas po kërkon të sjellë një mbrojtës tjetër. /Telegrafi/
Ky sezon ka të ngjarë të jetë një sezon zhgënjyes për Barcelonës, që tashmë ka filluar të shikojnë nga e ardhmja.
Skuadra e tyre për edicionin 2020/21, do të jetë me plot talentë, me ardhje të reja dhe ata që janë tashmë në klub.
Blaugrana tashmë ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me emra si: Francisco Trincao (20 vjeç), Matheus Fernandes (22) dhe Pedri (17), ndërsa Lautaro Martinez (22) është afër të nënshkruajë nga Interi.
Ata do të bashkohen me të rinjtë aktual si: Ansu Fati (17), Riqui Puig (20) dhe Ronald Araujo (21), të cilët kanë bërë hapin e madh nga Barcelona B.
Për momentin, mosha mesatare e skuadrës së Quique Setien është 28.73 vjeç, me Lionel Messi (33), Gerard Pique (32), Luis Suarez (32) dhe Sergio Busquets (31) të gjitha në fazën e fundit të karrierës.
Mbikëqyrja e këtij brez të lojtarëve të rinj nuk do të jetë e lehtë, pasi Barcelona përpiqet të gjejë gjithmonë lojtarët e duhur për të sjellë.
Për shembull është rasti me nënshkrimi e Jean-Clair Todibo, që nuk u adaptua me sukses dhe si rezultat, klubi katalanas po kërkon të sjellë një mbrojtës tjetër. /Telegrafi/
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit