Ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Donald Trump, John Bolton ka konfirmuar edhe njëherë se i kerkuar nga presidentwt e dy vendeve Thaci dhe Vuciq. Ai tha për BIRN se sot, Serbia dhe Kosova mund të jenë tërhequr nga kjo pikë që mund ti kishte rregulluar marrëdhëniet mes tyre dhe që ishte e afër për t’u arritur. Në intervistën e tij për gazetarin Ivan Angelovski ai theksoi se frika nga një shkëmbim i mundshëm i territoreve është “e ekzagjeruar”, dhe saqroi rrolin qëish kryeministri Toni Blair ka luajtur në këtë tetntativë për marrëveshje
BIRN u ul për të biseduar me John Bolton të premten, më 10 korrik, pas publikimit të librit të tij shpërthyes në fund të qershorit “Dhoma në të cilën ndodhi” që ka të bëjë me kohën e tij në Shtëpinë e Bardhë.
BIRN: Dialogu Kosovë- Serbi pritej të rifillonte të shtunën (më 27 qershor) por kjo u shty për shkak të Samitit të 10 korrikut në Paris. A mendoni se dialogu do të sjellë ndonjë rezultat?
Bolton: Sigurisht duket se palët janë tërhequr nga qëndrimet në të cilat ka pasur një pritje më të madhe se ato do të mund t’i afrojnë dallimet dhe mund të ndodhte që të kishim një mundësi t’i shohim çështjet të adresuara por tani është e mundur që ta kemi humbur këtë mundësi.
Por unë mendoj se koha e ka bërë të qartë për të dyja palët se nuk do të mund të arrijnë përparim në sferat e tyre respektive derisa problemet të zgjidhen në mënyrë të kënaqshme.
BIRN: Ju keni thënë se ideja për shkëmbim territoresh (mes Kosovës dhe Serbisë) ishte e pranueshme për administratën e SHBA-ve…
Unë u pyeta për këtë dhe përgjigja që dhashë ishte politika e administratës (së Trump)- se nëse vet palët ndjejnë se si pjesë e një zgjidhjeje të përgjithshme do të kishte kuptim përshtatja e territoreve, Shtetet e Bashkuara do ta mbështesnin atë. Dhe unë mendoj se kjo politikë është një qasje e shëndoshë.
(Ish Sekretari Amerikan i Shtetit) James Baker dikur ka thënë rreth kontestit Izraelito- Arab: nuk mund ta duam paqen më shumë se vet palët. Nëse Kosova e Serbia do të pajtoheshin për shkëmbim territoresh si pjesë e një zgjidhjeje të përgjithshme, a munden që dikush nga jashtë qoftë nga Shtetet e Bashkuara apo diku në Evropë, t’u thotë atyre që kjo zgjidhje nuk është e kënaqshme? Unë nuk mendoj kështu.
BIRN: (Emisari i Trump për dialogun Kosovë – Serbi) Richard Grenell ka thënë se kjo në fakt ishte ideja juaj…
Bolton: Ai në të vërtetë nuk e di se për çka po flet. Në kohën për të cilën po bëhet fjalë edhe evropianët ishin duke shikuar në këtë opsion, dhe disa nga ta patën saktësisht të njëjtën pikëpamje. Unë e kuptoj brengën e të tjerëve në Ballkan se nëse ndryshohen disa kufij të gjithë kufijtë tjerë janë në rrezik. E kuptoj çka po thonë ata por mendoj se kjo frikë është e ekzagjeruar.
Dhe sërish, unë parashtrova pyetjen: cila është alternativa? Nëse palët arrijnë vet një marrëveshje, a do të ndërhyjë Evropa e t’u thotë “Jo jo, kjo zgjidhje nuk është e mirë për ne”? Nuk mendoj kështu. T’u thuash palëve se nuk mund të shikoni në rrugë të ndryshme në përpjekje për të arritur marrëveshje paqësore.
Brenda Kosovës, brenda Serbisë një shkëmbim territoresh do të ishte kundërthënës te të dyja palët, por qartësisht për arsye të ndryshme. Por nëse liderët menduan se kjo ishte mënyra për të arritur marrëveshje dhe mund t’i bindin parlamentet respektive, unë nuk mund ta kuptoj se të tjerët nga jashtë thonë se nuk do t’ju lejojmë ta bëni këtë.
BIRN: Thatë se keni folur me “evropianë seriozë, sikur Tony Blair, që ishin përfshirë në këtë përpjekje”. Në çfarë cilësie po fliste Tony Blair me ju?
Bolton: Paj, ai e ka një institut që merret me zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare, por ne gjithashtu kemi folur me përfaqësues të qeverive evropiane. Bashkimi Evropian, siç ndodh shpesh, nuk ishte unanim në këtë pikëpamje, por kishte evropianë mjaft seriozë që i bindën ekspertët e Departamentit të Shtetit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, se ia vlente që ta lejonim që procesi të ecte.
Ne ishim larg të qenit të sigurt se, me të gjitha pengesat tjera, do të mund të arrihej një marrëveshje totale, dhe siç mund ta shohim sot kjo nuk ndodhi, por përparimi i negociatave nuk u prek negativisht nga ideja e shkëmbimit të territoreve. Kjo krijoi hapësirë për Serbinë dhe Kosovën që të eksplorojnë më tutje. Dhe, e dini, dështimi është gjithmonë një mundësi dhe dështimi është ajo çka kemi këtu. Dështim i vazhdueshëm.
BIRN: Por pse Tony Blair do të ishte i interesuar në këtë? A e pagoi dikush për të lobuar për njërën ose palën tjetër?
Bolton: Jo, nuk mendoj se ai po përfaqësonte dikë përveç institutit, ai ka qenë i përfshirë në procesin paqësor në Lindjen e Mesme, ka qenë i përfshirë në negociata tjera ndërkombëtare, qartësisht diçka për të cilën ai ka përvojë gjatë kohës sa i ishte kryeministër (i Mbretërisë së Bashkuar), dhe ishte menduar, mendoj si nga Serbia ashtu edhe nga Kosova se do të ndihmonte në disa kanale joformale që diskutimet të vazhdonin.
BIRN: Arsyeja pse po ju pyes është sepse ai ishte këshilltar i Aleksandar Vuçiqit, dhe nuk e dimë se si ishte paguar. Pra është logjike të mendosh se Tony Blair nuk do të bënte diçka gratis.
Bolton: Nuk e di, mendoj se instituti i tij bën punë gratis por nuk e kam pyetur për faturën financiare kur kemi biseduar. Kurrë nuk e kam pyetur.
BIRN: A është Ballkani i parëndësishëm për Administratën Trump?
Bolton: Jo, mendoj përkundrazi. Mendoj se jemi fokusuar në përpjekjet e bëra nga Rusia për të shkaktuar probleme në Ballkan. Jo domosdoshmërisht për t’u kthyer në ditët e Luftës së Ftohtë por qartësisht për ta shtrirë dhe forcuar ndikimin rus në rajon i cili mendoj se do t’i dëmtonte interesat amerikane, por edhe interesat e vet shteteve të Ballkanit.
Analiza/ Kur Rama vizatonte harta me ndryshim kufijsh
BIRN: Ju asnjëherë nuk e vizituar rajonin.
Bolton: Shpresoja shumë ta bëja këtë sepse mendoja se kishte mundësi për një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por ka shumë vende ku nuk kam shkuar. Dhe shumicën e kritikave që i kam marrë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare ishte se po udhëtoja në shumë vende. Kjo ishte një zonë e cila konsideroja se nuk po merrte vëmendje adekuate amerikane në administratën Trump dhe në administratën Obama më parë.
Pra, nëse do të kisha qëndruar më gjatë, mendoj se mund t’ju garantoj që do të merrte më shumë vëmendje.
BIRN: Një gjë që nuk e përmendni në librin tuaj është grusht-shteti i dyshuar në Mal të Zi (në vitin 2016). Nëse Rusia tentoi ta rrëzojë një qeveri evropiane, mund ta imagjinoj se kjo do të kishte qenë një pjesë e rëndësishme e një libri që merret me marrëdhënie ndërkombëtare. Mendoni se grushtshteti në fakt nuk ka ndodhur?
Bolton: Shikoni, mendoj se ekzistojnë gjithfarëlloj aktivitetesh të mundshme të rusëve në Ballkan që shkaktojnë shqetësime të mëdha. Ka rrëfime rreth pagesave të politikanëve evropianë nga ana e rusëve por edhe në shumë fusha tjera. E dimë që rusët kanë provuar të ndërhyjnë në zgjedhjet e Amerikës kështu që nuk kam ndonjë dyshim rreth përpjekjeve të rusëve për ta rishpërndarë ndikimin e tyre në vendet në të cilat gjatë ekzistencës së Bashkimit Sovjetik e kishin këtë ndikim.
Shikoni historinë dhe shikoni gjeografinë e Ballkanit, nuk ka dyshim se rajoni është një shënjestër dhe kjo është një shqetësim i madh për mua.
BIRN: Marrëveshja Greqi – Maqedoni e vitit 2018 ndodhi në kohën tuaj. Cili ka qenë roli juaj në këtë, nëse keni pasur ndonjë rol?
Bolton: Roli im personal ka qenë shumë i vogël, por kjo ishte një mundësi që të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë i cili mendoj se ka punuar fort nga pala e tij që kjo çështje të zgjidhet. Kjo u zgjidh dhe pastaj qeveritë ranë, ndoshta për shkak të kësaj çështjeje të emrit e cila ishte shumë e ndjeshme në të dyja vendet.
Por për mua kjo ishte një lloj shembulli: ky ishte një kontest që ekzistonte që nga shpërbërja e Jugosllavisë. Më kujtohen ditët kur erdhëm tek emri “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM) i cili ishte qesharak, thënë më së buti. Njerëzit duhej të ishin në gjendje ta bënin këtë.
Kjo mori shumë kohë. Kishte çështje të rëndësishme nga të dyja palët. por erdhi deri te një zgjidhje e suksesshme e cila më thotë se nuk ka arsye pse edhe problemi Serbi-Kosovë nuk mund të zgjidhet. Një nga arsyet kam menduar se ndoshta koha si tërësi po zhvendosej në Ballkan dhe duhet të jemi optimistë dhe të përpiqemi ta kapim mundësinë.
BIRN: Duket se Bashkimi Evropian e ka lënë anash SHBA-në pas asaj “mundësie fotografimi” të dështuar, siç e quani takimin që nuk u mbajt kurrë në Shtëpinë e Bardhë me Grenell. Çka mendoni, a është SHBA tani e lënë anash?
Bolton: Mendoj sinqerisht se jemi në periudhë të fushatës zgjedhore këtu për katër muajt e ardhshëm. Një pjesë e madhe e botës do të mbetet e anashkaluar në përpjekje për t’u fokusuar në atë se kush fiton në nëntor. Mundtë jetë edhe për shkak të telasheve të Hashim Thaçit me Tribunalin që duhet të zgjidhet më shumë diçka më përpara se diçka të bëhet e mundshme në të ardhmen.
BIRN: Si e shihni kohën e publikimit të kësaj aktakuze? Që kjo ndodhi pak përpara atij takimi në Shtëpinë e Bardhë? A ishte kjo pjesë e asaj që BE tentonte t’i lë anash Shtetet e Bashkuara?
Bolton: Nuk kam ndonjë dëshmi për këtë. Nëse do të kishte dëshmi, do të doja ta dija. Shikoni, ka të tillë në Bashkimin Evropian që nuk i duan Shtetet e Bashkuara të jenë të përfshira në asgjë në Ballkan dhe e gjitha që mund të them është se më vjen keq për këtë, ne kemi një interes atje, ne me të vërtetë kemi interes që të shohim stabilitet në Ballkan. Ne do të donim të punojmë me Bashkimin Evropian dhe ne nuk pajtohemi domosdoshmërisht vetëm BE e di cilat janë përgjigjet.
BIRN: A e ka humbur Vuçiç tani aleatin më të madh?
Bolton: Nuk mendoj se është humbur ndonjë gjë. Mendoj se jemi thjesht në një periudhë kur shumë përpjekje në botë do të mbesin anash.
BIRN: Duke lexuar librin tuaj, duket se gjithçka që Trump bën ndërkombëtarisht disi luhet në dorën e rusëve. A është e njëjta gjë edhe me Ballkanin?
Bolton: Mendoj se ai nuk i bën gjërat në mënyrë sistematike. Nuk mendoj se ai e kupton plotësisht cilat interesa amerikane janë në rrezik në shumë konflikte dhe mendoj se Ballkani është një zonë komplekse të cilën ai asnjëherë nuk e ka studiuar me shumë kujdes. Prandaj Ballkani nuk mori kurrë vëmendjen adekuate. Por ajo që iu tha këshilltarëve ishte se, për shkak se Amerika ka interesa të rëndësishme atje, ne duhet të përpiqeshim t’i plotësonim./BIRN/
Rama priti në takim drejtorin për siguri të OSBE-së në Kosov...
Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve – spikat derbi evropi...
Më 12 nëntor mbahet ankandi i 14-të i letrave me vlerë për v...
Inaugurimi i Urës së re të Kukësit, Rama ndan videon: Shëmbë...
Kërcënoi se do t’i vinte bombën qendrës së votimit, arrestoh...
SHBA kritikon Izraelin, kërkon shtimin e ndihmës humanitare ...