Google ADS

Harroi të vendosë maskën, ministrja franceze në panik

22:50 | 15 Korrik 2020
Arbresh.info

Skena paniku janë regjistruar në Paris. Ministrja e Industrisë, Agnès Pannier-Runacher, është filmuar e shqetësuar teksa vraponte pas makinës së saj për të marrë maskën, para se t’i bashkohej festimeve kombëtare të ditës së Bastisjes.

Ajo u përshëndet njëherë me të pranishmit në event, të cilët mbanin maskë në fytyrë dhe pikërisht aty kuptoi se ajo nuk e kishte të sajën. Nga pamjet e publikuara nga mediat e huaja, vihet re se si ministrja e Emmanuel Macron, mbulon fytyrën dhe vrapon e alarmuar drejt makinës.

Por disa çaste më vonë, një zyrtar që ndodhej pranë saj, i dha një maskë rezervë. Kujtojmë se presidenti Macron ka inkurajuar bashkatdhetarët e tij që të vendosin maska sa herë të jetë e mundur kur janë në hapësira publike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme