Vetëm disa minuta pasi dolën informacionet e para nga përpunimi i votave në terren, faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut u bllokua.
Nga ajo çfarë u pa për herë të fundit nga përpunimi i rezultateve në 566 vendvotime, apo 12% e vendvotimeve u vërejt se koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja prin me 34% te votave e ndjekur nga VMRO-DPMNE me 33%, BDI 12% dhe koalicioni ASH-Alternativa 10%.
Në Maqedoninë e Veriut u votua në gjashtë njësi zgjedhore dhe në secilën prej tyre zgjidhen nga 20 deputet.
Ndërkohë, Prokuroritë Themelore Publike kanë bërë të ditur se në adresë të tyre kanë arritur dhjetë denoncime nga qytetarë për prishje të procesit zgjedhor. Pjesa më e madhe e tyre, siç thuhet njofton organi i akuzës, kanë të bëjë me ndikim dhe ryshfet për votim për parti të caktuara politike, ndërsa dy prej denoncimeve kanë të bëjnë me persona të cilët e kanë fotografuar fletëvotimin gjatë votimit.
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, zgjedhjet e të mërkurës në Maqedoninë e Veriut i ka vlerësuar shumë të rëndësishme dhe të veçanta, si për faktin se zhvillohen në kushte pandemie, por edhe për rezultatin që siç tha do të përcaktojnë rrugën nëpër të cilën do të lëvizë vendi në katër vitet e ardhshme.
“Këto zgjedhje janë shumë me të ndryshme nga zgjedhjet e kaluara, por edhe shumë të rëndësishme, sepse me rezultatin e këtyre zgjedhjeve do të dimë në cilin rrugë do të ecë vendi, si do të jetë jeta e qytetarëve në katër vitet e ardhshme. Unë besoj se me fushatën tonë pozitive dhe promovuese kemi arritur të sigurojmë dhe bindim qytetarët se koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, koalicioni “Mundemi”, është ai që pret mbështetjen më të madhe”, ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas votimit në qytetin e Strumicës./shekulli
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...