Google ADS

Berat, këshilli bashkiak mbledhje në zona turistike, nisma për promovimin e turizmit

17:49 | 15 Korrik 2020
Arbresh.info

Turizmit historik dhe ai i natyrës janë të zhvilluar në qarkun e Beratit, por si në të gjithë vendin janë goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Ndaj këshilli i qarkut është vënë në krye të një nisme për promovimin.

Këshilli i Qarkut Berat mbajti mbledhjen e parë të një cikli takimesh me qëllim promovimin e turizmit të goditur rëndë nga situata e pandemisë së koronavirusit.

Kalaja e Beratit, ishte përzgjedhur për takimin e parë të drejtuesve vendor.

Donald Molishti: Pasojat ekonomike janë të pashmangshme, por ajo që shpesh krizat na shtyjnë ëhstë të kërkojmë zgjidhje më efikase.

Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe rregullorja e titujve të nderit ishin çështje të diskutimit.

“Pjesa tjetër ku nuk jam dakord, është që të baht mbledhja e bashkisë, pastaj ajo e qarkut.”

Qarku i Beratit është përfshirë në projektin e mbështetur nga SusTourismo për turizmin e qëndrueshëm./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme