Google ADS

Tiranë, u kap duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, pranga 21-vjeçarit, një tjetër në kërkim

16:25 | 15 Korrik 2020
Arbresh.info

Një 21-vjeçar u arrestua në flagrancë, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, ka marrë me mjetin e tij privat, 9 shtetas emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Finalizohet operacioni i koduar “TRACKING”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Krujë.

”Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Krujë, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “TRACKING”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: J. K., 21 vjeç, banues në Has”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. K., 21 vjeç, i cili dyshohet se është i implikuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme