Bllokomi i llogarisë së Telekomit, 3 mijë e 500 punëtorë kërcënojnë për protesta dhe greva

15:22 | 15 Korrik 2020
L G

Sindikata e Telekomit të Kosovës ka dalë kundër mbylljes të llogarive bankare të ndërmarrjes.

Kryetari i Sindikatës, Lamih Balaj ka thënë se përmes këtij vendimi nuk mund të operoj ndërmarrja, shkruan arbresh.info.

“Sot në orën 11:45 ne na janë bllokuar xhirollogarisë e Telekomit nga përmbaruesi, Ilir Munhaxha për rastin e Telekomit me Z-mobile. Ne nuk mundemi të operojnë nëse tërhiqen ato pak mjete që janë në xhirollogari”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.

Ai ka shtuar se nga ky vendim rrezikohet mbijetesa e mbi 3 mijë punëtorëve.

“Ne kërkojmë që sa më parë të zhbllokohen xhirollogaritë sepse po rrezikon falimentimi dhe varet fati i 3 mijë e 500 personave”, ka thënë ai.

Balaj, ka shtuar se kanë takuar kryeministrin Hoti.

“Një gjë të tillë nuk do ta lejoj, unë kam pas një bisedë telefonike me kryeministrin, Avdullah Hoti dhe besoj se do të merren hapa të shpejtë për zhbllokim të gjendjes në të cilën ndodhemi”, ka thënë ai.

I pari i sindikatës ka kërkuar ndërhyrje më të shpejt për rastin, shkruan arbresh.info.

“Për ne është e papranueshme një gjë e tillë, kërkojmë të ndërhyhet sa më shpejt sepse po ndodhë në kohë pandemie. Ne i kemi ulë pagat për të mbijetuar Telekomin, ne për të mbuluar krimin dhe hajnin e bërë ndër vite e kemi marrë këtë vendim. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit, kryeparlamentares, partive politike dhe njerëzve të tjerë të politikës që të largojnë z-mobile nga Telekomi. Ata e kanë emër  që përmes kësaj të marrin asetet e Telekomit por kjo nuk do t’i ndodhë”, ka thënë ai.

Balaj ka shtuar se nëse nuk arrihet marrëveshje deri të premtën do të organizojnë greva dhe protesta.

“Ne do t’i presim deri të premten ndërsa prej të hënës do të organizojë protesta-grevë dhe nuk do të respektojmë as Covid 19 e as asgjë tjetër”, ka thënë ai.

Ai i ka dërguar edhe një porosi Blerin Devollit.

“I dërgoj porosi Blerim Devollit, mos u ndjej komod kur me datën 1 punëtorët e Telekomit nuk kanë çka tw dërgojnë në shtëpi apo edhe të paguajnë kreditë”, ka përfunduar ai.

Arbresh.info gjatë ditës ka raportuar ekskluzivisht për bllokim e llogaritw bankare të ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur një burim i arbresh.info brenda ndërmarrjes publike.

“I janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare, kjo ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë”, ka thënë ky burim.

Bllokimi ka ardhur pasi ditë më parë Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.

Ndaj kësaj të fundit ka reaguar edhe ndërmarrje teksa kanë kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Shtetit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në komunikatën e ndërmarrjes ndër të tjera thuhet se Telekomi po kërcënohet me falimentim.

“Me një vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës. 6.07.2020 u refuzua prapësimi i debitorit Telekomi i Kosovës dhe u kalua në fuqi te përmbaruesi privat urdhri përmbarimor për shumën e obligimit financiar prej rreth 24.6 Milionë Euro. Me këtë vendim të procedurës së përshpejtuar përmbarimore, të pa peshuar dhe vlerësuar sa duhet, Telekomi i Kosovës po kërcënohet me falimentim. Edhe pse ekzistojnë mundësi ankimimi në Gjykatën e Apelit, e njëjta nuk e prolongon medoemos ekzekutimin e urdhrit përmbarimor”, thuhet në reagim./arbresh.info/

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE- Bllokohen llogaritë e Telekomit të Kosovës, rrezikohet me falimentim

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme