Federata e Hendbollit e Kosovës e ka kujtuar udhëtimin historik në Spanjë, kur Kombëtarja U-21 u bë e para përfaqësuese e Kosovës që arrin të kualifikohet në një Kampionat Botëror.
Kombëtarja e Kosovës U21 në hendboll shkroi historinë në korrik të vitit të kaluar, duke u bërë Kombëtarja e parë e Kosovës që arrin të kualifikohet në një Kampionat Botëror,
“Dardanët” fituan ndaj Taipeit Kinez me rezultat 30:26 në finalen e IHF Intercontinental për të siguruar kualifikimin në Botëror. Që nga fillimi kosovarët kishin qenë në epërsi, e madje epërsia në një moment kishtar arritur deri në tetë gola.
Kampionati Botëror 2019 u mbajt në Spanjë në korrik të vitit 2019 dhe sot Federata e Hendbollit e ka kujtuar atë udhëtim historik, duke shkruar se si në Spanjën që s’e njeh pavarësinë e Kosovës ata e gjetëm flamurit dhe himnin e Kosovës.
“Një vit më parë udhëtuam për në Spanjë. Si shumë herë deri më tani me mision për të shkruar histori – për t’u bërë të parët nga Kosova në sportet ekipore që garuam në ngjarjen kryesore, kampionat botëror”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Federata e Hendbollit.
“Në Spanjën që nuk na njeh, gjetëm flamurin e Kosovës, dëgjuam himnin tonë. Shtetin e përfaqësuam me dinjitet në botërorin e juniorëve, përkrah superfuqive të sportit”.
“Këtë, si zakonisht, e bëri të mundur hendbolli, djemtë tanë, federata jonë. Spanja ishte vetëm një stacion në rrugëtimin tonë për nivel gjithnjë e më lartë”.
“Nuk ka gjasa të ndalemi, ndonëse kjo mund t’i pengojë dikujt…” /Gazeta Express/
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së