Ish-Kryeministri, Sali Berisha i ka dhënë një këshillë Qeverisë së Kosovës, e cila i ka kërkuar para dy ditësh, Qeverisë shqiptare, pezullimin e taksës së Rrugës së Kombit deri më 15 shtator.
Postimi i plotë i Berishës.
“Një këshillë miqësore për qeverinë e Kosovës! Heqjen e taksës antikombëtare në rrugën e Kombit, kërkojeni aty ku u vendos, në Beograd.
Taksën e vendosi Zografi Bis me urdhër të Beogradit në kuadrin e luftës së ftohtë të Tiranës kundër Prishtinës.
Viktimë e këtij urdhri ranë edhe rrethet e veriut, Kukësi, Hasi dhe Tropoja, të cilat Zografi Bis në traditën e tij atërore i urren për vdekje.
Në këto tre rrethe, investimi i vetëm që Zografi Bis ka bërë hedhjen e asfaltit në 10 km të segmentit të fundit të rrugës Bajram Curri – Valbonë, në të cilat ishte hedhur stabilizanti.
Më falni, harrova, edhe aeroportin e Kukësit, por atë e kishte vetëm në 3D,” përfundon ish-kryeministri.
13 korrik 2020: Kosova i kërkon Shqipërisë, pezullimin e taksës në Rrugën e Kombit
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar dje, Qeverisë së Shqipërisë, pezullimin e taksës në Rrugën e Kombit për të gjithë qytetarët e Kosovës deri më 15 shtator dhe ka marrë premtimin se kjo çështje do të ngrihet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave. Lajmin e ka bërë të ditur, Zv.Kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj.
Në një shënim në Fb, znj. Halimaj shkruan:
“Sot pata kënaqësinë ta takoja në Tiranë, zv/kryeministrin e Shqipërisë, Erion Braçe, me të cilin biseduam për organizimin e mbledhjes së dy qeverive që pritet të mbahet në muajin shtator në Shkodër.
Në këtë takim kam kërkuar nga zv/kryeministri Braçe që Qeveria Shqiptare t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë për pezullimin e taksës në Rrugën e Kombit për të gjithë qytetarët e Kosovës deri më 15 shtator.
Po ashtu kam kërkuar që brenda këtij muaji të eliminohen të gjitha barrierat që po pamundësojnë jetësimin e plotë të marrëveshjeve të arritura më herët siç është pika doganore e Kosovës në Durrës, unifikimi i kodit doganor, njohja e dokumentacioneve reciproke për eksport dhe import, si dhe kërkesën e Odës së Farmacistëve të Kosovës për listën e çmimeve të barnave.
Falënderoj zv/kryeministrin Braçe i cili u zotua se çështjen e taksës në Rrugën e Kombit do ta ngrisë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Shqipërisë, si dhe shprehu angazhimin e tij dhe vullnetin e shprehur në realizimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.
Unë me kënaqësi do t’i vazhdoj projektet e nisura në kohën e koordinatorit kombëtar të dy qeverive, z. Fatmir Limaj dhe gjithë përkushtimi im do të jetë në funksion të jetësimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura më herët dhe marrëveshjeve të reja mes dy vendeve që për qëllim kanë lehtësimin e jetës së qytetarëve andej e këndej kufirit.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?