Google ADS

Zyrtare: Milani e blen Kjaer nga Sevilla

11:50 | 15 Korrik 2020
A. B.

Milani ka bërë të ditur se e ka transferuar në formë permanente mbrojtësin e huazuar nga Sevilla, Simon Kjaer, për një shumë që raportohet të jetë 3.5 milionë euro.

Ish-mbrojtësi i Atalantas u transferua në Milan në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit. Klubit kuqezi iu dha opsioni për ta blerë danezin në fund të periudhës së huazimit dhe Milani ka vendosur t’i investojë 3.5 milionë eurot e nevojshme për ta mbajtur qendërmbrojtësin.

Kjaer ka luajtur në 14 ndeshje të Serisë A që nga transferimi i tij në janar dhe e ka zënë vendin në formacion si njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Stefano Piolit si dhe partneri kryesor i Alessio Romagnolit.

Kjaer tani bëhet lojtar i dytë i huazuar nga Milani që fiton kontratë permanente në klub këtë muaj, pas Alexis Saelemaekers. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme