Google ADS

Ozil thotë se është gati të kthehet, Arteta s’është aq i sigurt

11:38 | 15 Korrik 2020
A. B.

Mesut Ozil ka insistuar se ai është gati të kthehet, përderisa trajneri i Arsenalit Mikel Arteta e ka shprehur pasigurinë e tij në pyetjen se a do të paraqitet mesfushori në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

Që kur kanë rinisur ndeshjet e futbollit, në mes të qershorit, pas pauzës tremujore shkaku i përhapjes së koronavirusit, Mesut Ozili nuk e ka luajtur asnjë minutë në ndeshjet e Topçinjve, transmeton Gazeta Express.

31-vjeçari ka qenë në stol për dy ndeshje të Premierligës gjatë kësaj periudhë, ndërsa së fundi ka pësuar lëndim në shpinë.

Ozil së fundi e publikoi një fotografi në rrjete sociale ku shkroi: “Unë jam gati”, por Arteta nuk ishte kaq i bindur në konferencën e tij për media kur u pyet nëse Ozili do të kthehet në fushën e lojës.

“Nuk e di. Për momentin, situata mbetet e njëjtë. Ne do ta shohim nëse e gjitha kjo do të ndryshojë”, ka thënë Arteta.

Arteta nuk tregoi se pse mungoi Ozili në ndeshjen e së dielës kundër Tottenhamit, ndërsa tani duket se ai mund të mos jetë i përfshirë as në përballjen kundër Liverpoolit të mërkurën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme