Një i infektuar me virusin COVID-19, ka dalë rrugëve të Prishtinës pasditen e së martës. I njëjti ishte rrahur nga disa persona të panjohur.
I dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ndërkaq me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar lënda.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 15:30 në Prishtinë.
I dyshuari nuk iu është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vet-izolim, dhe ka dalë në rrugë.
Rasti është cilësuar si mosveprim sipas dispozitave shëndetësisë gjatë pandemisë.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur”, bëhet e ditur në raportin e policisë./arbresh.info/
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...