Sipas doktrinës së Kishës Katolike shugurimi i priftërinjve u lejohet vetëm meshkujve. Por tani ka zëra që kërkojnë reforma.
Zëvendëskryetari i bashkësisë fetare katolike të Palotinëve në Gjermani dhe Austri, at Michael Pfenning, po bën përpjekje për një reformë themelore të postit të priftërinjve në Kishën Katolike.
Në një intervistë për gazetën “Augsburger Allgemeine” Pfenning bëri thirrje për shugurimin e grave si priftëresha. Po ashtu ai u shpreh edhe për mundësinë që detyra e priftit të praktikohet si punë dytësore, shkruan DW raporton arbresh.info.
Barazi gjinore edhe në Kishën Katolike?
Sipas doktrinës së Kishës Katolike shugurimi i dhjakëve, i priftërinjve dhe i peshkopëve u lejohet vetëm meshkujve. Pffenig tha se “duhet të kuptojmë sinjalet e kohës dhe të ndryshojmë diçka. Ne duhet ta hapim profesionin e priftërinjve edhe për gratë, sepse kjo është një çështje që lidhet me barazinë gjinore.” Në Kishën Protestante shugurimi i grave si priftëresha është një gjë tepër e zakonshme.
Sipas tij braktiksja e kishave nuk mund të shpjegohet vetëm me humbjen e besimit. Sipas shifrave të publikuara së fundmi numri i peronave që braktisnin Kishën Katolike në Gjermani është rritur mjaft. Në vitin 2018 u larguan nga kisha rreth 216,000 vetë, pasuar nga 273,000 vitin e kaluar. Dy bashkësitë kryesore fetare në Gjermani humbën vitin e kaluar rreth 540,000 anëtarë, një shifër rekord.
Në Kishën Protestante gra priftëresha, si peshkopja e Hamburgut Kirsten Fehrs, janë një gjë tepër e zakonshme.
Priftërinj me kohë të pjesshme
Prifti Michael Pfenning kërkoi gjithashtu që si priftërinj të shugurohen edhe burra të martuar që si parësor mund të ushtrojnë një profesion tjetër: “çdo fshat apo kongregacion mund të zgjedhë gra dhe burra të besuar nga mesi i tyre, të cilët mund të shkollohen dhe të marrin më tej përsipër shërbesat fetare dhe detyrat priftërore – si punë me kohë të pjesshme. Tanimë kemi dhjakë që punojnë me kohë të pjesshme, pse të mos ketë priftërinj me kohë të pjesshme?” E ardhmja e kishës nuk vendoset aq nga struktura e saj sesa nga ana spiritualiteti.
Bashkësia e Pallottinëve është aktive në zonën e Friedbergur afër Augsburgut dhe përfshin besimtarë në Gjermani dhe Austri. Sipas Pallottinëve ata kanë rreth 2.500 anëtarë në 300 komunitete në të gjithë botën dhe mbajnë emrin e priftit italian Vinzenz Pallotti (1795-1850).
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?