Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar rritet papritur në 0.6%

08:42 | 15 Korrik 2020
Arbresh.info

Inflacioni britanik është rritur papritur gjatë muajit në kaluar.

Nga 0.5% sa ishte në maj, në muajin qershor është rritur në 0.6%, shkruan reuters, transmeton arbresh.info.

Parashikimi mesatar në një sondazh të ekonomistëve në Reuters ishte që norma të binte në 0.4%.

Inflacioni bazë – i cili përjashton çmimet e energjisë, të ushqimit, të alkoolit dhe të duhanit në mënyrë tipike të paqëndrueshme – u rrit në 1.4% nga 1.2% e majit. Ekonomistët kishin pritur që norma të mbetej e pandryshuar në 1.2%./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme