Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë kërkuar një ministri për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Serbisë. Madje ministrinë ia kanë kërkuar direkt presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, partia e të cilit ka fituar zgjedhjet në Serbi.
Është kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi që ka bërë të ditur kërkesën për një ministri për shqiptarët në Qeverinë e Serbisë.
“Kësaj radhe ndryshe. Sot ia bëmë të qartë presidentit Vuçiq qëndrimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nëse ai dëshiron t’i tregojë botës sa evropian janë si popull, është momenti i duhur ta vërtetojë me vepra. Jo më me fjalë”, ka shkruar Arifi në Facebook.
Ai ka paraqitur kushtet që i janë prezantuar Vuçiqit.
“Ministrin e Ministrisë së Pushtetit Lokal; Ndihmësministrin e Ekonomisë; Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit; kryetarin e Trupit Koordinues. Presim përgjigje”, ka shkruar Arifi.
Postimi i tij është përcjellë edhe nga b92.net. Sipas b92, një delegacion i partive shqiptare, përkatësisht i koalicionit të partive shqiptare, të martën ka pasur takim me presidentin e Serbisë në Beograd.
https://www.facebook.com/ShqiprimArifi.11/posts/2542196396093468
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç