“Trupat amerikane tërhiqen nga 5 baza në Afganistan”

23:51 | 14 Korrik 2020
Arbresh.info

Një zyrtar i Pentagonit tha sot se SHBA ka vendosur të mbyllë pesë baza ushtarake në Afganistan, si pjesë e një marrëveshjeje me talebanët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari, i cili dëshiron të mbetet anonim, konfirmoi se bazat ishin në provincat Helmand, Uruzgan, Paktika dhe Laghman.

Sipas marrëveshjes, SHBA kishte 135 ditë për të përmbushur zotimin për të zvogëluar numrin e trupave në 8.600 nga afro 14.000 në vendin e goditur nga konflikti, afat i cili përfundoi të hënën.

Marrëveshja u nënshkrua në 29 shkurt dhe ka për qëllim zvogëlimin e dhunës me shpresën e forcimit të bisedimeve dypalëshe midis qeverisë afgane dhe grupit ekstremist për të përfunduar konfliktin 18-vjeçar.

Si pjesë e paktit, talebanët u pajtuan që të mos lejojnë Al-Kaedën, DEASH-in ose ndonjë grup tjetër militant të veprojë në zonat që ata kontrollojnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme