Kryetari i Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi, tregon se është tejkaluar kriza në gjetjen e maskave.
Janë të detyruar ti vendosin masat mbrojtëse. Madje vendosja e maskave është bërë përditshmëri e secilit që del jashtë shtëpisë.
Krejt kjo si pasojë e rritjes së madhe të numrit të të infektuarve me COVID 19.
E me rritjen e këtij numri është rritur edhe çmimi i maskave në farmacitë e Kosovës.
Por kjo nuk po shqetëson shumë qytetarët, të cilët shprehen se primar është shëndeti i tyre.
Megjithatë çmimet ishin edhe me të larta në 2-3 muajt e parë të fillimit të pandemisë.
Këtë e thotë kryetari i Odës së Farmacistëve në Kosovë, Arjanit Jakupi.
Por, ani pse nevoja për to është e lartë, në Kosovë ka mjaftueshëm furnizim me maska.
Ndryshe, kushdo që në publik nuk vë maskën mund gjobitet nga polica, krejt kjo pas masave të reja anti covid të vendosura nga qeveria./t7
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...