Trajneri i Inter-it, Antonio Conte ia ka kujtuar mesfushorit Christian Eriksen, se nuk është duke luajtur në Angli.
Danezi nuk është gjithmonë në formacionin startues të Conte-s dhe ka raportime se gjithçka nuk është në rregull mes tyre, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, tekniku italian është i lumtur me Eriksen, derisa ia ka rikujtuar se nuk është duke luajtur në Angli.
“Ai duhet të vazhdojë me nivelin, por balanca nevojitet. Është duke u përmirësuar dhe është në dijeni që iu bashkua një skuadre me ambicie, klub i cili kërkon shumë nga ai”.
“Pritjet janë të larta në Itali. Sa më shumë të jesh i njohur, më shumë presin lojtarët nga ti”.
“Ai është i dëgjueshëm dhe duke ia dal mirë, por duhet të marrë vendime për të mirën e Inter-it. Skuadra është mirë. Ndonjëherë ata duhet të besojnë më shumë në kualitetin e tyre”, deklaroi tutje ai.
Inter dje me fitoren ndaj Torino-s, u ngrit në pozitën e dytë në tabelë./arbresh.info
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...