Belgjika nuk ka regjistruar raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri gjatë 24 orëve të fundit, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë në muajin mars.
Numri i përgjithshëm i viktimave mbeti në 9,787.
Belgjika renditet në vendin e 12-të në botë për numrin e viktimave.
Me një popullsi prej 11.5 milionë banorësh, Belgjika ka nivelin e dytë të vdekshmërisë më të lartë në botë për 100,000 njerëz, sipas Universitetit John Hopkins, me seli në SHBA.
Sidoqoftë, krahasimet me vendet e tjera mund të jenë disi mashtruese, pasi disa besohet se nuk i kanë raportuar shifrat e vërteta të të infektuarve dhe viktimave.
Më 14 mars, Belgjika vendosi masat e izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Disa masa janë lehtësuar gjatë muajit maj.
Deri më tani Belgjika ka regjistruar gjithsej 62,781 raste me koronavirus.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...