Trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta beson se Manchester City meriton të jetë në Ligën e Kampionëve.
Dje City mori lajmin e mirë, në të cilin iu hoq dënimi nga UEFA për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Klopp dhe Mourinho nuk ishin të kënaqur nga ky lajm, mirëpo Arteta ka mbështetur skuadrën e Pep Guardiolës, për të cilët beson se e meritojnë të jenë në garën me prestigjioze në botë.
“Nuk ka pyetje se çfarë ndodhi, ata e meritojnë të jenë në Ligën e Kampionëve, sepse çfarë kanë bërë në fushë është e pabesueshme”.
“Ata do jenë në Ligën e Kampionëve sepse e meritojnë çfarë kanë bërë në fushë dhe çfarë nuk kanë bërë”, deklaroi ai.
Arsenal-i nesër do këtë ndeshje shumë të vështirë në shtëpi ndaj kampionit momental të Anglisë, Liverpool./arbresh.info.
“Lojë e pistë”, Rovena e prekur nga veprimi i Xhenetës
Vritet një 37-vjeçar në Gjilan
KAS i kundpërgjigjet FFK-së për vendimin mbi padinë e FC Pri...
Ambasadori britanik viziton burgun e Lipjanit, merr dhuratë ...
Kos paralajmëron ndryshim të qasjes në dialogun Kosovë-Serbi
Donald Tusk: Fitorja e Trump do të ketë pasoja për sigurinë ...