Deputetja e PDK-së: Do ta votonim sërish Gjykatën Speciale, sepse besojmë në luftën e pastër të UÇK-së

19:45 | 14 Korrik 2020
Arbresh.info

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka deklaruar se do ta votonin përsëri Gjykatën Speciale.

Ajo u shpreh se jo vetëm këtë, por secilën gjykatë do ta votonin meqë janë të sigurt që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër.

“Sepse jemi të bindur në pastërtinë e luftës tonë dhe pastërtinë e kësaj lufte”, është shprehur ajo në Klan Kosova.

Këto deklarata Ismaili i dha pasi deputeti i Vetëvendosjes Hajrullah Çeku tha se ata që e votuan Gjykatën Speciale duhet kërkuar falje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme