Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, në kuadër të takimeve virtuale ka zhvilluar sot një video konferencë me ambasadoren e Finlandës në Republikën e Kosovës, Pia Stjernvall.
Kryediplomatja Haradinaj – Stublla, me këtë rast ka falënderuar ambasadoren e Finlandës për kontributin e vazhdueshëm që shteti i saj e ka dhënë në shtet ndërtimin e Kosovës.
“Finlanda është ndër vendet e para që e kanë njohur dhe ndihmuar pavarësinë e Kosovës, duke vazhduar me mbështetje në shtetndërtim dhe proceset integruese evropiane. Pata kënaqësinë, që sot t’i shpreh falënderimin e përzemërt ambasadores së Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall duke shpreh përkushtimin e palëkundur që partneriteti ynë, të avancojë në fusha me interes të dy anshëm”, ka thënë ministrja Haradinaj – Stublla.
Nga formacioni deri tek interesimi i Juventusit/ Ardian Isma...
Abdixhiku prezanton kandidatët për deputetë nga Fushë Kosovë
Droni i radhës në BBVK vjen për Gresën
Hoxha: Provuam gjithçka, sa herë futem në ndeshje do të jap ...
Banorët në lot dhe të shokuar pas largimit të Dianës nga BBV...
Gjermania dështon të fitoj ndaj Hungarisë, me barazim ndalet...