Vdesin 179 persona nga koronavirusi në Iran

18:20 | 14 Korrik 2020
Arbresh.info

Në Iran 179 njerëz kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 13.211, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 2.521 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve më tani ka arritur në 262.173.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 225.270 persona, ndërkohë që 3.389 pacientë janë në gjendje kritike.

Ajo njoftoi se deri më tani në Iran janë kryer 2.023.079 teste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme