Tash e tre muaj, Gjilani është në pritje të donacionit me teste serologjike që po qëndron në terminal doganor.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se do i gëzonte shumë lirimi i aparatit nga terminali doganor.
“Lajmi tjetër i keq është se tash e tre muaj po e presim donacionin me teste serologjike, e cila tash tre muaj po qëndron në terminal doganor. Do të na gëzonte shumë lirimi i aparatit nga terminali doganor!”, ka shkruar Haziri.
Ai i ka shprehur ngushëllime edhe familjes së 64-vjecarit nga Cërnica, i cili vdiq sot pas infektimit me COVID-19.
“Sot e kemi marrë lajmin e hidhur për vdekjen e një bashkëqytetari nga Cernica (64 vjeç) i cili ishte infektuar me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Për 4 muaj, 288 persona kanë rezultuar pozitivë, 158 janë shëruar plotësisht, 126 janë raste aktive, derisa pesë persona kanë vdekur. Apeloj që të keni kujdes të shtuar, duke i përdorë masat mbrojtëse dhe distancën sociale. Ju lutem, mbrojeni veten, familjen, lagjen dhe qytetin tuaj”, ka shkruar Haziri.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...