Google ADS

Ambasadorja franceze: Kushtet për rifillimin e dialogut janë krijuar, përfitoni nga rasti

18:16 | 14 Korrik 2020
Arbresh.info

Me rastin e Ditës Kombëtare të Francës, ambasadorja franceze në Prishtinë, Marie-Christine Butel ka mbajtur një fjalim në distancë për shkak të pandemisë me Covid-19.

Ajo në fjalimin e saj ka përmendur luftën e Kosovës dhe mbarë botës me koronavirusin, transmeton portali arbresh.info.

Gjithashtu u përmend edhe rifillimi i dialogut Kosovë – Serbi.

“Përfundimisht, kushtet për rifillimin e dialogut janë krijuar. Ky është një rast nga i cili duhet përfituar. Për më tepër, përparime të konsiderueshme tashmë janë bërë”, tha Butel.

Ambasadorja përmendi vizitën e kryeministrit Hoti në Paris, si dhe Samitin e Parisit ku ishin pjesëmarrës presidenti Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ky është fjalimi i plotë i saj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme