Google ADS

Agim Veliu u emërua edhe koordinator, Qeveria tregon a do të ketë pagë shtesë

16:50 | 14 Korrik 2020
Arbresh.info

Në mbledhjen e mbajtur sot Qeveria e Kosovës ka emëruar koordinator nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit, ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Në një njoftim për media Qeveria ka sqaruar se ministrit Veliu nuk i është krijuar pozitë e re dhe as staf i ri ose pagesë shtesë.

“Ky emërim nuk nënkupton assesi se është krijuar një pozitë e re. Në detyrën e koordinatorit ai nuk do të ketë as staf të ri, as pagesë shtesë”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme