Google ADS

Kryeministri Hoti liron nga detyra e këshilltarin politik për ekonomi

16:37 | 14 Korrik 2020
L G

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka liruar nga detyra e këshilltarit politik për ekonomi, Muhamet Mustafën.

Në vendim e Hotit, thuhet se Mustafa është i obliguar që të bëjë deklarimin e pasurisë.

“z. Muhamet Mustafa lirohet nga detyra e Këshilltarit Politik për ekonomi, të Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e kryeministrit.

Tutje, thuhet se ” Muhamet Mustafa, është i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë në pajtim me Ligjin për deklarimin e pasurisë, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme