Google ADS

Qeveria spanjolle dyshohet për spiunazh politik

16:02 | 14 Korrik 2020
Arbresh.info

Sipas një raporti të përbashkët nga The Guardian dhe El Pais, në vitin 2019 dy politikanëve të rangut të lartë katalanas u janë hakuar telefonat e tyre celular, duke përdorur virus ‘spyware’ për të cilin prodhuesit e saj thonë se u shitet vetëm qeverive, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raporti tha se Roger Torrent, presidenti i Parlamentit të Katalonjës dhe Anna Gabriel, zëdhënëse e partisë së majtë të separatizmit CUP, që u arratisën në Zvicër pas përpjekjes së dështuar për pavarësi, u paralajmëruan nga hetuesit amerikanë, që vështronin hakimin e përhapur të aplikacionit WhatsApp, se ata ishin të dy shënjestër e virusit ‘spyware’.

Ekspertët sugjeruan se ky mund të jetë një rast i spiunazhit politik.

Torrent, një politikan i shquar separist, u tha gazetarëve se dyshonte se shteti spanjoll ishte pas sulmit.

“Duket e gabuar që politikanët po spiunojnë në një demokraci me shtetin e së drejtës”, tha Torrent.

Hakimet dyshohet se ndodhën në pranverën e vitit 2019, pasi kompania izraelite NSO shiti softuerin Pegasus tek ato që ata thonë se ishin vetëm shtete sovrane.

Sipas një procesi gjyqësor të ngritur kundër NSO-së nga platforma në pronësi të Facebook, virusi ‘spyware’ shfrytëzoi një defekt në aplikacionin WhatsApp për të fituar akses të plotë në gjithçka në celularin e përdoruesit.

Procedimi gjyqësor pretendon se virusi u përdor jo vetëm për të gjurmuar kriminelët dhe terroristët, por edhe për të spiunuar qindra persona në shoqërinë civile siç janë aktivistët e të drejtave të njeriut, politikanët e lartë, diplomatët, si dhe gazetarët.

Kjo është hera e parë që virusi ‘spyware’ është lidhur publikisht me Evropën.

Qeveria dhe shërbimet e sigurisë në Spanjë ende nuk kanë komentuar konkretisht çështjen, por Qendra Kombëtare e Inteligjencës e vendit për “The Guardian” tha se vepron “në përputhje të plotë me sistemin ligjor dhe me respektim absolut ndaj ligjeve në fuqi”.

Separistët katalanas për një kohë të gjatë kanë akuzuar qeverinë spanjolle se po luan “lojë të ndyra” në përpjekjen e tyre për të penguar rrugën e pavarësisë së rajonit.

Disa politikanë katalanas u zbuluan se kishin thyer ligjin spanjoll kur në vitin 2017 ata organizuan një referendum të jashtëligjshëm të pavarësisë dhe më pas shpallën pavarësinë nga Spanja.

12 liderët separistë katalanas aktualisht janë në burg pasi u akuzuan për krime, përfshirë sulm, mosbindje dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Disa të tjerë, përfshirë ish-presidenti katalanas, Carles Puigdemont, u larguan nga Spanja pas shpalljes së pavarësisë dhe kanë arritur të shmangin burgun përderisa mërguan në vendet e tjera të Evropës.

Torrent i tha gazetës në Mbretërinë e Bashkuar se ai shpreson që ky rast ta vendosë në dyshim qeverinë spanjolle nëse është koha për t’i dhënë fund “luftës së ndyrë” kundër lëvizjes së pavarësisë katalanase.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme