Google ADS

Pacolli uron Festën Kombëtare të Francës: Revolucioni francez u bë një moment kthese në historinë botërore

15:40 | 14 Korrik 2020
L G

President i Klubit të Biznesit Frankofon në Kosovë (KOCAF), Rrahim Pacolli ka uruar Festën Kombëtare të Francës.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se revolucioni francez u bë një moment kthese jo vetëm në historinë e Francës, por në historinë botërore.

Sipas tij, kjo festë, nuk është e rëndësishme vetëm në shtetin francez, por për gjithë̈ botën për shkak të rëndësisë̈ që bart, si ngjarje historike.

“Sot, më 14 korrik, Franca feston Festën Kombëtare, që shënon aktin më të lartë të epopesë së modernitetit dhe na kujton se beteja për liri, barazi e solidaritet mes njerëzve dhe padrejtësive ndryshon për të mirë rrjedhjen e historisë. Kjo festë, nuk është e rëndësishme vetëm në shtetin francez, por për gjithë̈ botën për shkak të rëndësisë̈ që bart, si ngjarje historike”, ka shkruar Pacolli.

Veçanërisht, Pacolli ka uruar ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, duke pohuar se si president i Klubit të Biznesit Frankofon (KOCAF) ka pasur bashkëpunim të ndërsjellë me Francën për të siguruar investime kosovaro-frankofone, duke shprehur në vazhdimin e këtij bashklëpunimi./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Sot, më 14 korrik, Franca feston Festën Kombëtare, që shënon aktin më të lartë të epopesë së modernitetit dhe na kujton se beteja për liri, barazi e solidaritet mes njerëzve dhe padrejtësive ndryshon për të mirë rrjedhjen e historisë.

Kjo festë, nuk është e rëndësishme vetëm në shtetin francez, por për gjithë̈ botën për shkak të rëndësisë̈ që bart, si ngjarje historike.

Revolucioni francez u bë një moment kthese jo vetëm në historinë e Francës, por në historinë botërore.

Franca u lartësua si atdheu i lirive dhe i të drejtave të qytetarëve dhe vazhdon të ndriçojë dhe të influencojë popujt e botës drejt lirive, të drejtave, demokracisë dhe solidaritetit e paqes.

Si president i Klubit të Biznesit Frankofon (KOCAF) kemi pasur bashkëpunim të ndërsjellë me Francën për të siguruar investime kosovaro-frankofone.

Shpresoj që kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen!

Dëshiroj t’i uroj ambasadores së Francës në Kosovë, znj. Marie-Christine Butel dhe gjithë popullit e institucioneve franceze, gëzuar Festën Kombëtare! Rr.P

Të ngjashme