Në vigjilje të takimit të së enjtes në Bruksel, që do të mbahet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takoi sot përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve.
Në këtë takim, të pranishëm ishin kryesuesi i delegacionit të Kosovës në Grupin punues për çështjen e zhdukurve, Ibrahim Makolli, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi dhe përfaqësuesi i Këshillit koordinues të asociacioneve të familjarëve të të pagjeturve, Ahmet Grajqevci.
Përfaqësuesit e këtyre institucioneve e njoftuan kryeministrin Hoti për zhvillimet e deritanishme në procesin e gjatë e të vështirë të të pagjeturve, për sfidat aktuale në këtë proces dhe për synimet e mëtejme në përshpejtim dhe përfundim të procesit./arbresh.info/
Begaj viziton arbëreshët e Italisë: Do të mbetet një kujtim ...
Ancelotti tregon haptas se a do të bëjë Real Madridi ndonjë ...
“Trepça” dërgon padi ndaj një ish-punëtori, thot...
Vrasja e kreut të Hamasit, reagon Hezbollahu: Do ta përshkal...
Ursula von der Leyen javën tjetër në Kosovë
Mucunski-Drexel: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në p...