Google ADS

Emërohet Koordinator Nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit

12:01 | 14 Korrik 2020
arbresh.info

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka emëruar ministrin Agim Veliu, Koordinator Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.

Më këtë vendim, ai do të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara për koordinimin, bashkërendimin, monitorimin dhe raportimin e implementimit të politikave, aktiviteteve dhe veprimeve lidhur me çështjet e luftimit të terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Në këtë detyrë, koordinatori do të këshillojë Kryeministrin lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me luftimin e terrorizmit, dhe ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin dhe do të koordinon aktivitetet e të gjitha institucioneve relevante në çështjet e luftimit të terrorizmit dhe masave kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Koordinatori Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit do të jetë përgjegjës dhe pikë kontakti ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, duke përfshirë koordinimin e organizimeve, donacioneve dhe projekteve vendore dhe ndërkombëtare.

Ministri i MPB-së Agim Veliu ka thënë se është e nevojshme të emërohet koordinatori nacional për parandalimin e ekstremizmit.

“Në mënyrë që të procedojmë me punën është e nevojshme të emërohet koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme