Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka mbledhur krerët e sigurisë për të rritur nivelin e sigurisë në rrjetin rrugor.
Për këtë, Abrashi thotë se është i nevojshëm një plan, dhe se duhet angazhim i secilit, raporton arbresh.info.
“Duke e parë se në Kosovë ka vazhdimisht rritje të numrit të automjeteve, siguria rrugore është bërë një nga problemet kryesore në shoqërinë tonë. Përballja me këtë problem kërkon angazhimin e të gjithëve. Pa koordinim nuk mund të kemi përmirësim të gjendjes në komunikacionin rrugor, dhe secili jemi përgjegjës”, është shprehur Abrashi.
Duke përmendur sfidat kryesore, ai paralajmëroi se së shpejti do të bëhet rishikimi i strategjisë rrugore, dhe se do të formohen grupe punuese për siguri rrugore në nivel rajonal.
“Do të identifikohen akset më të rrezikshme rrugore. Do të zgjerohet ekipi edhe me përfaqësues nga shoqëria civile që do të ndihmojnë në rishikimin e strategjive.”
Këto komente ai i ka bërë në konferencë për media, në të cilën u prezantua raporti “Dekada e sigurisë 2010-2019”, dhe u diskutua kryesisht për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor./arbresh.info/
Ademi e Weidner pritën në takim të deleguarit e FIFA-s për z...
Begaj pranon letrat kredenciale të tre ambasadorëve të rinj:...
Hill: Duhet bërë shumë për të normalizuar marrëdhëniet mes K...
E akuzuan qe i dha informacione Dianës, reagon motra saj
Mbi 18 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovë...
Kthehen tensionet mes Xuxit e Xhenetës, situata e largimit t...