Propaganda e fosileve fashiste në Serbi vazhdon të mbetet shumë aktive edhe atë me shumë ndikim në qarqe të ndryshme ndërkombëtare të mjaftueshme që të bëhet propagandë e zezë me qëllim që të diskreditohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në emisionin DEBAT të Televizionit Kombëtar të Kosovës.
Ahmeti gjithashtu gjatë kësaj inteviste ka thënë se të vrasësh e njollosësh UÇK-në si një nga lëvizjet më meritore në historinë më të re të shqiptarëve është njëjtë sikur tu bësh atentat të gjithë shqiptarëve.
“Këtu duhet parë një çështje: dhomat e specializuara lindin në një moment delikat për Kosovën sepse përndryshe çështja mund të ndërlikohej edhe më shumë dhe të kalonte në një vendim pran Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kështu që vetë Hashim Thaçi dhe të gjithë njerëzit të cilët kanë drejtuar dhe kanë pasur përgjegjësi e tyre gjatë periudhave të mëhershme gjatë luftës, vetë janë angazhuar, vetë kanë punuar që kjo gjykatë, këto dhoma të specializuara që të themelohen dhe njëherë e përgjithmonë këta hekura të vendosura edhe në qafë që i qëndrojnë Kosovës të hiqen dhe të gjithë njerëzit për të cilët me fakte, lajme të rrejshme, punë të cilat i ka bërë vetë dora e zezë, nuk e di se çfarë gjenerate je, por zotëri Pllana sigurisht se i kujton ngjarjet e vitit 1981, Martinoviqi i cili vetë u dhunua me qëllimin që fajin t’ua hedhin shqiptarëve dhe të arsyetohet tani dhuna e shtetit. Kështu nënkuptohet edhe vrasja e disa djemve të rinj në Pejë që më vonë të arsyetohen krimet serbe dhe unë frikohem që propaganda e qarqeve të ndryshme, fosileve fashiste në Serbi është shumë aktive, nuk flas për politika shtetërore mbase ata edhe mund të kenë reflektuar në këtë drejtim por fosile të fuqishme akoma ka në hapësirat e Serbisë edhe atë me shumë ndikime në qarqe të ndryshme ndërkombëtare, për të bërë libra e propagandë të atillë me qëllim që të diskreditohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’ua vrarë lirinë shqiptarëve të Kosovës, ta vrasësh UÇK-në si njëra nga më meritoret në historinë më të re të shqiptarëve, d.m.th tu bësh atentat të gjithë shqiptarëve,” tha Ahmeti.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...