Google ADS

Bilanci i COVID-19, mbi 13 milionë raste me koronavirus në botë

23:27 | 13 Korrik 2020
Arbresh.info

Më shumë se 13 milionë raste me koronavirus janë regjistruar në të gjithë botën dhe më shumë se gjysma e një milioni janë shëruar, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti i Johns Hopkins.

Johns Hopkins, të hënën, raportoi 13,006,764 raste me koronavirus, shkruan arbresh.info

Në vendin e parë vazhdon të qëndrojnë SHBA-të me numrin më të madh të të infektuarve dhe të viktimave në të gjithë botën. Numri i viktimave në të gjithë botën janë regjistruar 570,776 persona.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar 3,341,838 raste pozitive, numër ky që është çereku i numrit total në të gjithë botën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme