Google ADS

Presidenti i Brazilit do të testohet serish për Covid-19

21:43 | 13 Korrik 2020
Arbresh.info

Presidenti i Brazili Jair Bolsonaro do të kryej një testim tjetër per koronavirus gjatë kësaj jave.

Sipas doktorit të presidentit, Ricardo Camarinha, Bolsonaro është “shumë mirë” dhe nuk ka në plan të bëjë një skenim të mushkërive sërish.

Arbresh.info raporton se Bolsonaro do të testohet gjatë javës së ardhshme sërish ngase doli pozitiv një javë më parë. Camarinha ka thënë për CNN Brazil se presidenti do të qëndroj në izolim deri në marrjen e përgjigjes së testit që do ta kryej.

Bolsonaro, të martën u deklarua se është infektuar me koronavirus. Një ditë më parë gjatë një interviste ka pranuar se është duke përjetuar disa simptoma, si të një gripi të lehtë dhe ka vendosur të testohet. Nga fotografimi i mushkërive ai nuk kishte treguar ndonjë problem.

Brazili deri më tani ka shënuar 1.9 milionë raste me koronavirus pasi u lajmëruan 24,831 raste të reja të dielën. Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka raportuar 631 viktima të reja duke e rritur numrin e përgjithshëm deri në 72,100 viktima./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme