Google ADS

Me propozim të Vjosa Osmanit kufizohet fjalimi në pesë minuta, kryetarja vet e zgjat rreth 20 minuta

21:34 | 13 Korrik 2020
L G

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani propozoi që sot gjatë seancës plenare të kufizohet koha e fjalimit të deputetëve në 5 minuta.

Ani pse ky vendim erdhi me propozimin e saj dhe u zbatua te secili deputet, e njëjta gjë nuk ndodhi me vet Osmanin, raporton arbresh.info.

Ajo, kur mori fjalën të flas për Ligjin anti Covid, të cilin vet ajo e ka propozuar, nuk e respektoj minutazhën e caktuar nga ajo.

Ajo, ka folur rreth 20 minuta gjatë fjalimit të saj për ligjin anti-Covid.

Megjithatë, ajo u sqarua në fund të fjalimit, pasi pati reagime të deputetëve për zgjatjen e fjalimit të saj.

“Deputeti Demaliaj po bën pesë minuta me dorë, mirëpo sipas rregullores së Kuvendit, për kryetaren e kuvendit nuk ka limit minutash”, u shpreh Osmani pasi përfundoj fjalimin e saj./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme