Kryetarja e Alternativës për Kosovë dhe deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i është kundërpërgjigjur Driton Selmanajt, gjatë seancës plenare në Kuvend.
Kusari-Lila tha se të tri vendimet e nxjerra nga Qeveria Hoti janë në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese, raporton arbresh.info.
Megjithatë, ajo tha se VV nuk është si Presidenti Hashim Thaçi që tu bëj thirrje qytetarëve të mos i zbatojnë këto vendime.
“Të ri vendimet e nxjerra sot nga qeveria Hoti, janë vendime jashtë Kushtetutës, të gjitha pikat përbrenda mund të kontestohen në gjykatë. Nuk bëjmë thirrjen që e ka bërë Presidenti i Republikës për mos respektim të masave, për arsye se e kemi përgjegjësinë”, tha Kusari-Lila.
Ajo, tha se VV nuk dëshiron të bëjë lojëra politike e ta dërgoj këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, sepse sipas saj organet e rendit nuk kanë bazë për dënimin e qytetarëve për shkak të mos mbajtjes së maskës.
“Ne nuk duam ta shfrytëzojmë këtë si lojë politike, e ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese, e tu t’ju themi sot të gjitha organeve të rendit dhe të sigurisë që nuk kanë bazë për dënim të qytetarëve kur i zënë në rrugë pa maskë, ose pa maska mbrojtëse. Duhet tu vije turp juve që vini këtu, e para nuk e sjellin ligjin, e dyta konsideroni se nuk ka nevojë për një ligj të tillë…” fjala e Kusari-Lilës u ndërpre për shkak të kalimit të kohës së caktuar të fjalës së saj./arbresh.info
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë