Ferizaj-i zyrtarisht bëhet skuadra e tretë që bie nga Superliga

21:35 | 13 Korrik 2020
Arbresh Info

Skuadra e Ferizajit, është skuadra e tretë e cila ka rënë nga Superliga e Kosovës.

Pavarësisht fitores ndaj Vushtrrisë me rezultat 1 – 3, Ferizaj ka rënë në Ligën e Parë të Kosovës, shkruan portali arbresh.info.

Ferizaji i është bashkuar Vushtrrisë dhe Dukagjinit, të cilat do bien në Ligën e Parë, ndërsa është mbetur të kuptohet emri i skuadrës së katër.

Trepça ’89 është skuadra e cila më shumë mundësi do i ndjek skuadrat e tjera, mirëpo mbetet të shihet edhe në xhirot e ardhshme.

Kujtojmë se Besa dhe Arbëria, janë dy skuadrat të cilat janë inkuadruar në Superligë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme