Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, derisa po ballafaqohej me deputetët e Vetëvendosjes në seancën plenare në Kuvend, ka deklaruar se ai nuk është sikur ministri i kaluar i shëndetësisë, Arben Vitia, i cili, sipas Zemajt, fliste me ministra serbë e nuk tregonte pastaj.
“Unë nuk jam sikur ai ministri paraprak me fol me ministrin e Serbisë e mos me iu tregu”, ka thënë Zemaj, kur deputetët e Vetëvendosjes ia vendosën si referencë krahasuese ish-ministrin.
“Unë nuk jam sikur ai ministri paraprak me pru teste të Serbisë”, ka vazhduar Zemaj.
Pasi e ka përfunduar, i kanë replikuar deputetët e Vetëvendosjes.
Fitim Uka ka deklaruar se vetë fakti që Zemaj po e krahason vetën me Vitinë “nuk do fare koment”.
Sa për kritikat se si jurist drejton dikasterin e shëndetësisë, ai ka thënë se rasti i ngjashëm është edhe në Gjermani.
“Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë është me Shkenca Politike dhe Drejtësi. Kjo është motiv për mua”.
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?