Google ADS

Kai Havertz nuk pranon të nënshkruajë me Chelsea-n derisa të realizohet ky kusht

18:03 | 13 Korrik 2020
Arbresh Info

Ylli i Bayer Leverkusen, Kai Havertz është duke refuzuar të nënshkruajë me Chelsea-n, derisa skuadra e Frank Lampard të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

“Blutë” kanë transferuar Hakim Ziyech dhe Timo Werner, derisa synojnë edhe transferimin e talentit gjerman, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Bild, Chelsea nuk do arrijë të transferojë Havertz, nëse dështojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

21-vjeçari ka dëshirën t’i bashkohet një skuadre e cila do garojë për trofeun me prestigjiozë në botë.

Chelsea momentalisht renditët në pozitën e tretë në tabelë, por fitorja e Manchester United mund t’i shkaktonte të humbte vendin./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme